
Tre të rinjtë e dyshuar për terrorizëm, për të cilët është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Qarkut në Duseldorf, akuzohen për planifikimin e një sulmi terrorist islamik.
Një njoftim i tillë është bërë i ditur nga Prokuroria e Duseldorfit, duke konfirmuar se bëhet fjalë për dy vajza dhe një djalë me moshë 15 dhe 16 vjeç.
Sipas mediave gjermane, tre të rinjtë planifikonin të sulmonin besimtarët në kisha, sinagogt dhe stacionet e policisë me thika dhe kokteje molotov në emër të Shtetit Islamik.
Tre të dyshuarit u arrestuan gjatë fundjavës së Pashkëve. Për momentin, sipas raportimeve, nuk është bërë e mundur të bëhen të ditura detaje të tjera për shkak të moshës dhe hetimet që janë ende në vazhdim.
Gjermania është aktualisht në gatishmëri të lartë për sulmet islamike në mes të luftës Izrael-Hamas.



