Shpërthimi i sëmundjeve në Libi pas përmbytjeve/ Organizatat Ndërkombëtare: Është kontaminuar uji!

Shpërthimi i sëmundjeve në Libi pas përmbytjeve/ Organizatat Ndërkombëtare: Është kontaminuar uji!

Pas një bilanci tragjik të jetëve të humbura nga përmbytjet në Libi si pasojë e stuhisë Daniel dhe shpërthimit të dy digave kryesore në qytetin port të Dernës, përhapja e sëmundjeve është shqetësimi kryesor i organizatave ndërkombëtare humanitare.

Mjekët pa kufij, Gjysmëhëna e Kuqe dhe Organizatat e ndihmës si Islami Relief kanë paralajmëruar se ditët e ardhshme do të sjellin përhapjen e sëmundjeve dhe një kolaps të sistemit shëndetësor nga dyndja e atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Sipas këtyre organizatave që janë në terren, vendi pritet të kaloj një "krizë të dytë humanitare" pas përmbytjes, duke theksuar "rrezikun në rritje të sëmundjeve të shkaktuara nga uji, mungesa e ushqimit, strehimit dhe ilaçeve.
Mijëra njerëz nuk kanë ku të flenë dhe nuk kanë ushqim.
Në kushte si kjo, sëmundjet mund të përhapen shpejt pasi sistemet e ujit janë të kontaminuara. Qyteti mban erë vdekjeje. Pothuajse të gjithë kanë humbur dikë që e njohin.

Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për më shumë se 71 milionë dollarë ndihma për të nisur procesin e rimëkëmbjes së Libisë.
Po ashtu, OKB i ka kërkuar dy administratave rivale të Libisë – qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, dhe rivales me bazë në Lindje të vendit të bashkëpunojnë për të kaluar situatën.

Ndërkohë, ekipet e emergjencave janë ende në terren në kërkim të personave që vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy