Nepali ndalon ekspeditat e vetme në Everest për lartësitë mbi 8000 metra

Nepali ndalon ekspeditat e vetme në Everest për lartësitë mbi 8000 metra

Nepali ka ndaluar ekspeditat e vetme në Everest dhe majat e tjera 8000 metra të larta.

Është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi i legjislacionit të mëparshëm për alpinizmin.

Tashmë do të jetë e detyrueshme përdorimi i një udhërrëfyesi për çdo dy alpinistë për lartësitë mbi 8000 metra, ndërsa për malet e tjera do të mjaftojë të paktën një udhërrëfyes për grup.

Kërkesat për udhërrëfyes synojnë të krijojnë vende pune lokale, të rrisin sigurinë dhe të reduktojnë viktimat duke lehtësuar vendndodhjen e personave të zhdukur dhe operacionet e shpëtimit.

“Gjatë ngjitjes në një majë mali me lartësi mbi tetë mijë metra, çdo dy anëtarë të ekipit alpinist duhet të shoqërohen nga të paktën një punëtor lartësie ose udhërrëfyes malor dhe kur ngjiten në male të tjera, ekipi alpinist duhet të marrë së paku një udhërrëfyes malor me vete”, thuhet në dispozitën e prezantuar së fundmi.

Dispozita e re është e zbatueshme për të gjitha malet mbi 8000 metra, duke përfshirë majën më të lartë, malin Everest.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy