Shefi i spiunazhit në Ukrainë: Rusët po përgatiten të mbrojnë qytetin e Kherson-it

Shefi i spiunazhit në Ukrainë: Rusët po përgatiten të mbrojnë qytetin e Kherson-it

Rusia po dërgon më shumë trupa në qytetin kyç jugor të Khersonit dhe mund të përgatitet për ta mbrojtur atë.

Kështu ka bëtë me dije shefi i spiunazhit të Ukrainës.

Kujtojmë që Rusia e mori qytetin e Kherson në ditët e para të luftës, por kohët e fundit është vënë nën presion pasi trupat ukrainase po përparojnë përgjatë lumit Dnipro.

Autoritetet ruse në qytet kanë urdhëruar që mijëra civilë të evakuohen.

Ushtria ruse po dërgon më shumë trupa dhe po përgatit rrugët për mbrojtje. Largimi i qytetarëve është një pretendim për të shpëtuar fytyrën në rast se qyteti i bie Ukrainës.

Ukraina ka përparuar në Kherson që nga fillimi i tetorit. Ajo ka rimarrë rreth 90 fshatra në rajon, me një popullsi prej 12,000 banorësh, sipas ushtrisë së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy