Situata në Shkodër, nën ujë mbi 1500 hektarë tokë (VIDEO)

Situata në Shkodër, nën ujë mbi 1500 hektarë tokë (VIDEO)

Tokat bujqësore në zonën e NënShkodrës janë mbuluat thuaje tërësisht nga uji, si pasojë reshjeve me itensitet të lartë. Bashkia e Shkodrës ka informuar mëngjesin e sotëm se është përmbytur një sipërfaqe prej 1585 hektarë tokë.

Në njësinë administrative Ana e Malit, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit por UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Në Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit”, (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat: Tokë e pakultivuar 245 Ha.

Në Njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. Në Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Në Bërdicë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e stomes), Bërdicë e Madhe. Ndërsa vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç. Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadheve dhe Dobraç. Bashkia kërkohet t’u vihet në dispozicion banorëve të Obotit një varkë dhe një makinë ushtrie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy