Ngjeqari: Sheshi Skënderbej vështirëson qarkullimin e qytetarëve me makina

Ngjeqari: Sheshi Skënderbej vështirëson qarkullimin e qytetarëve me makina

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari thotë se Sheshi Skënderbej vështirëson qarkullimin e qytetarëve me makina në Tiranë. Minimalja e shtesës që mund të bëjnë mjetet nëpërmjet Sheshit Skënderbej është 500 metra, ndaj dhe sipas tij duhen bërë 3 nënkalimeve që të zgjidhet vështirësia në qarkullim.

“Në pamje të parë është një shesh ku njerëzit komunikojnë lirshëm, por qarkullimi i mjeteve është radial, konvergon me qendrën e sheshit. Bllokimi i këtij sheshi ka bërë që të transferohet bllokimi në të gjitha sheshet në periferi të tij. Minimalja e shtesës që mund të bëjnë mjetet nëpërmjet Sheshit Skënderbej është 500 metra. Te Torre Drin janë 22 mjete që qarkullojnë në ditë. Humbjet ditore janë të mëdha, 90 ton naftë më tepër dhe 5000 km më tepër. Duhen bërë 3 nënkalime që të zhbllokohet qarkullimi. Një nga Rruga e Durrësit që të dalë direkt tek Rruga e Dibrës, një te Rruga e Kavajës në drejtim të Avni Rustemit dhe një tek Zogu I në drejtim të Universitetit Politeknik. Kjo është plotësisht e mundur dhe ruan dhe sheshin sipër. Me tre nënkalime zgjidhet kjo torturë e përditshme”, tha Ngjeqari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy