Policia kufitare serbe ndalon në kufi fotografitë e artistes Eliza Hoxha
Një foto e këngëtares Eliza Hoxha me mbishkrimin e UÇK-së ku shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe katalogu i artistes janë ndaluar nga policia kufitare serbe si pjesë e ekspozitës që pritet të mbahet në festivalin “Mirdita, Dobar Dan” në Beograd.
Një foto e kengetares Eliza Hoxha me mbishkrimin e UCK-se ku shihen shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe katalogu i artistes jane ndaluar nga policia kufitare serbe si pjesë të ekspozitës që pritet të mbahet në festivalin “Mirdita, Dobar Dan” në Beograd.
Mesohet se kufitarët serbë kane kontrolluar ne detaje per me shume se nje ore autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë ne kete festival. Organizatori i këtij festivali, Kushtrim Koliqi ka thënë për Kohën Ditore se ndalimi dhe kontrollet e rrepta ndaj ekipit të artistëve nga Kosova tregon se dokumentet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk vlejnë asgjë.
“Të gjithë ata që sponsorizojnë dialogun duhet ta marrin këtë rast si shembull se asgjë nuk ka ndryshuar përveç faktit që disa burokratë politikanë takohen në Bruksel dhe nënshkruajnë dokumente pa vlera. Vlera e atyre dokumenteve u testua sot”, ka thënë ai.
Nderkohe mesohet se policët kufitarë serbe kanë urdhëruar që të mos bëhen fotografi në vendin e ngjarjes.



