Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Ligjin për Policinë e Shtetit

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Ligjin për Policinë e Shtetit

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit Ilir Meta për Policinë e Shtetit. Anëtarët e e tij kanë votuar kundër në mbledhjen e sotme duke rrëzuar pretendimet e Metës.

I vetmi deputet që doli pro Metës, ishte Myslim Murrizi, i cili u shpreh se ky ligj vijon njollosjen e policëve dhe trupës teksa thekson se Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve dhe ky ligj nuk i bën mirë as mazhorancës vetë.

”I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Shtova dhe faktin që ne jemi në prag zgjedhjesh. Për të mos njollosur dhe me të padrejtë, figurën e pjesës së Policisë, që po njollosen nga 200-300 veta. Është njollosur gjithë trupa. Jo vetëm edhe pjesa më  vogël e asaj që quhet formalisht opozitë, që ka braktisur Kuvendin, dhe gjithë ky tension artificial. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop apra 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje.

Jam kundër këtij ligji. E di që nuk ju ka ardhur mirë. Keni kartonat deri më 25 prill më pas shihemi apo nuk shihemi si të vendosë sovrani.”- tha Murrizi.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit ka marrë pjesë dhe këshilltari i Metës, Bledi Dervishaj, i cili ka pasqyruar dhe njëherë gjithë pretendimet e kreut të shtetit.

Gjithashtu, në arsyet për kthimin në Kuvend të ligjit Meta liston se Ligji:

1- shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cënuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2- Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë;

3- Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj;

4- Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përftimeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës.

Sipas Metës, ligji për Policinë e Shtetit i propozuar nga mazhoranca krijohet shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy