Doracaj: S'kemi ndërhyrë në sistem (VIDEO)

Doracaj: S'kemi ndërhyrë në sistem (VIDEO)

Mungesa e transparencës lidhur me zhvendosjet në regjistrin e gjendjes civile, përveçse po u shkakton sorollatje qytetarëve krijoi konfuzion lidhur me arsyet e këtij kaosi. U desh denoncimi në media që ministri i linjës të reagojë, ndërsa TvT me shumë vështirësi  arriti të sigurojë një intervistë me drejtorin e gjendjes civile, Bledar Doracaj i cili administron regjistrin civil të popullsisë. Shkakun për lëvizjen e vendabimeve Doracaj e gjen tek “adresari”. Sipas tij, qytetarët kanë deklaruar dy adresa, ndaj dhe vendbanimi i tyre ka ndryshuar.

“Gjatë viteve 2017-2018 është kryer intervista në terren nga operatori ekonomik dhe qytetarët kanë treguar adresën ku banojnë aktualisht. Kur është bërë bashkimi i regjistrave, shqiptarëve u është kërkuar të paraqiten te zyrat civile, ose nëpërmjet onlinit të bëjnë saktësimet. Askujt nuk i ka ndryshuar dhe nuk i ndryshon gjendja civile,”- u shpreh Doracaj.

Për drejtorin e Përgjithshëm, regjistri i gjendjes civile që disponon Ministria e Brendshme, është një nga më të sigurtit, dhe se kurrsesi nuk mund të aksesohet nga persona të paautorizuar.

“Nuk ndërhyn askush për gjëra që nuk ekzistojnë. Bëjmë ndryshime të herpashershme me kërkesën tonë, për të përmirësuar shërbimet të cilat i ofrohen shqiptarëve. Regjistri kombëtar i gjendjes civile është regjistri më i sigurtë i shtetit shqiptar,”-deklaroi ai.

Doracaj ka hedhur poshtë zërat dhe akuzat e opozitës, se ndyshimet e vendbanimeve të qytetarëve po bëhen për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

“Për shkak se jemi në proces zgjedhor dhe mua ligji nuk ma lejon që të ndryshoj gjendjen  civile pa u paraqitur vetë personi, nuk i kam ndryshuar. Thjesht unë kam vënë një alarm në sistem të saktësojë adresën reale ku ai banon dhe jo ku ai synon. Para se të bëjnë akuza politike, të verifikojnë. Mjafton të hapësh një llogari dhe të shohësh çfarë gjendje civile kishin,”- u shpreh ai.

Nje dite me pare opozita çoi në SPAK padinë ndaj kreut të gjendjes civile Bledar Doracaj dhe ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy