“Ne po kërkojmë një ekuilibër në tregjet botërore të gazit”, tha ministri rus i Energjisë, Nikolai Sulginov.
Ai vuri në dukje se Moska synon të vazhdojë eksportimin e gazit natyror pa probleme.
Po ashtu edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, me anë të një letre drejtuar Konferencës së Energjisë në Doha, shprehet se Rusia do të vazhdojë të furnizojë pandërprerë gaz natyror në tregjet botërore
Qëndrime të tilla vijnë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, po planifikojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë pas njohjes së dy provincave separatiste në Ukrainën lindore.



