Koronavirusi, 135 raste të reja dhe 1 i vdekur në 24 orë (VIDEO)

Koronavirusi, 135 raste të reja dhe 1 i vdekur në 24 orë (VIDEO)

Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë 135 rastet e konfirmuara pozitive pas kryerjes së 586 testimeve.

Ky është numri i dytë më i madh i rasteve të reja të regjistruara deri tani.

Numri më i lartë i rasteve pozitive brenda një dite ka qenë ai i së mërkurës, 139 raste.  

Megjithatë ka përmirësim sa i takon numrit të viktimave. Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një i vdekur: një-58 vjeçar nga Tirana. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, rreth 1 600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid-19 që janë në banesë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy