Holanda dhe Italia lehtësojnë masat, rihapen baret dhe restorantet në ambientet e jashtme

Holanda dhe Italia lehtësojnë masat, rihapen baret dhe restorantet në ambientet e jashtme

Pas katër muajve të izolimit të ashpër, Holanda ka bërë një hap të madh drejt kthimit në normalitet, meqë shumica e kufizimeve për vënien nën kontroll të pandemisë hiqen nga dita e sotme.

Qytetarët do të mund të lëvizin natën, pasi ora policore e zbatuar nga muaji janar, do të hiqet plotësisht. Dyqanet dhe restorantet do të rihapen sërish, me disa kushte të caktuara.

Njerëzit në Holandë tani do të mund të pranojnë dy vizitorë nëpër shtëpitë e tyre, për dallim nga një sa është lejuar deri më tani.

Edhe Italia nga e hëna filloi lehtësimin e masave izoluese. Në më shumë se gjysmën e 20 rajoneve të klasifikuara si “zona të verdha” me rrezik më të ulët, restorantet dhe baret janë lejuar t’u shërbejnë klientëve si në drekë ashtu edhe në darkë, por vetëm në ambientet jashtë.

Edhe klientët janë të lumtur të rikthehen dhe të shijojnë një kafe apo drekë pas muajsh pamundësie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy