Shtatë gola të shënuar, Skënderbeu triumfon ndaj Tiranës

Shtatë gola të shënuar, Skënderbeu triumfon ndaj Tiranës

Skënderbeu i ka dhënë fund krizës së rezultateve negative, teksa u rikthye te fitorja në kampionat. Korçarët triumfuan me rezultatin 3-4 ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare, por në fund ishin miqtë ata që festuan. Dy golat e shpejtë të Franklin në minutën e 13-të dhe Shaqe në minutën e 18-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Skënderbeut. Tirana rihapi sfidën me golin e Abazajt në minutën e 28-të nga penballti, ndërsa 5 minuta më vonë, Liço shënoi te tretin për bardhekutë. Spektaklin e golave në pjesën e parë e vazhdoi edhe Përgjoni, që shënoi për 3-2 në minutën e 36-të.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste, teksa në minutën e 63-të, Franklin shënoi të katërtin për Skënderbeun. Gjithçka u bë më e vështirë për Tiranën në minutën e 73-të. Kur Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht inferioritetit numerik, bardheblutë ia dolën të shënojnë edhe golin e tretë, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Kjo fitore e ngjit Skënderbeun në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e katërt me 30 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy