Miliarderi që mbështet Trump-in largohet nga Silicon Valley

Miliarderi që mbështet Trump-in largohet nga Silicon Valley

Një nga miliarderët e teknologjisë tërhiqet nga biznesi në Silicon Valley. Peter Thiel do t’i zhvendosë investimet e tij në Los Angeles pasi ndihet i pakënaqur me atë që ai e sheh si politikë e majtë e zonës së Gjirit të San Francisco-s. 50-vjeçari Thiel është bashkëthemelues i PayPal dhe një nga investitorët e hershëm të “Facebook”-ut, ku është ende pjesë e bordit.

Ai është parë shpesh si një figurë kontroverse në Silicon Valley për shkak të mbështetjes që i ka dhënë presidentit Trump dhe kauzave konservatore.

Thiel ka bërë një donacion prej 1.25 milionë dollarësh për të mbështetur zgjedhjen e Trump-it si president i SHBA-ve.

Thiel gjithashtu financoi një padi masive për shpifje në emër të ish-yllit të mundjes Hulk Hogan, që çoi në mbylljen e faqes “Gaëker”, vite pasi kjo e fundit zbuloi se Thiel është homoseksual. Një juri në Florida vendosi një dëmshpërblim prej 140 milionë dollarë për Hoganin në vitin 2016; ndërsa më vonë padia u mbyll me 31 milionë dollarë. Bizneset e Thiel vlejnë 2.5 miliardë dollarë.

Thiel e ka cilësuar qendrën e teknologjisë në Kaliforni si intolerante me konservatorët dhe të mbivlerësuar. Për të, Silicon Valley nuk është gjë tjetër veçse një vend monokultural dhe toksik, me një kosto të lartë jetese.

Los Angelesi, ku ai do të zhvendoset njihet si “shtëpia” e Space X dhe Snap. Njerëzit pranë Thiel thonë se ai e sheh këtë si një terren të përshtatshëm për zhvillimin e inovacionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy