
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Memaliajt pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin, banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj.
“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.”, thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



