
Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se rikandidimi i Erion Veliajt është i nevojshëm në mënyrë që ai të vijojë punët në Tiranë.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Qefalia tha se kryebashkiaku ka treguar kujdes ndaj qytetarëve dhe ka sjellë një frymë të re.
Në fakt të gjitha organizmat e PS janë përfshirë lidhur me zgjedhjet vendore, ka filluar një punë që është e vazhdueshme, në Tiranë është përcaktuar vijimi i kandidimit nga Veliaj dhe strukturat kanë filluar nga puna. Në të gjitha rrethet ka filluar puna. As nuk diskutohet që kandidatura e Veliajt është e duhura se ka treguar që ka ditur t’i shërbejë qytetarëve ka sjellë një frymë të re dhe si i është qasur problemeve, jo vetëm në ndërtimin e shkollave kopshteve dhe çerdheve. Tregon për përkujdesjen që ka treguar për qytetarët, s’do të thotë që ka përfunduar këto punë dhe s’ka më, prandaj është i nevojshëm ri kandidimi i tij dhe vazhdimi i punëve.
Kryesia e PS ka adresuar dhe përcaktuar drejtuesit politik të njësive të bashkive të mëdha dhe aty do të jetë dhe mendimi i këtyre organizatave dhe më gjerë për të ofruar mundësinë që të ketë individë për të drejtuar njësitë.
Më tej, Qefalia tha se inceneratorët janë një çështje me sensbilitet të madh, por do të jetë Prokuroria ajo që do të japë verdiktin final. Qefalia shtoi se reforma në drejtësi po jep efektin e saj.
Inceneratorët kanë sensibilitet të madh dhe po ndiqen dhe nga Prokuroria. Është një çështje që përsa kohë po hetohet është Prokuroria që do të japë verdiktin në fund. Kemi individë që janë arrestuar dhe po ndodh në qeverisjen e kësaj mazhorance ku para ligjit janë të gjithë të barabartë. Mua më shqetëson çdo abuzim që i bëhet fondeve. Reforma në drejtësi po jep efektin e saj.
Duken sikur po artikulohemi dhe po merremi me kandidaturën e Veliajt. Veliaj ka treguar që i jep mundësi të gjithë individëve jo vetëm në detyrat drejtuese. Di të them që prekja e zonës që është bërë nga Bashkia e Tiranës tregon që Veliaj ka treguar përgjegjshmëri, është gurë prove dhe nuk është se ka punuar me fushatë, ka qenë i pranishëm jo vetëm në momente të vështira që ka kaluar Tirana, qoftë me tërmetin dhe pandeminë. Janë një sërë reformash që e kanë bërë Veliajn të pranueshëm për të marrë drejtimin e Tiranës.
Lidhur me punonjësit e policisë që janë implikuar në rastet e ndërtimeve pa leje, Qefalia tha se përgjegjësia bie mbi individë të veçantë.
Unë kam qenë dhe jam kritik ndaj çdo kujt që abuzon me detyrën. Ka individë që kanë rendur më shumë drejt zonave rurale dhe kanë vendosur dhe sanksione ndërkohë që ka pasur ndërtim në qendrat urbane, dhe këtu unë kam qenë kritik. Qytetarët të trajtohen të barabartë dhe jo në mënyrë të dyfishtë. Po ti referohesh statistikave, ka mjaft punonjës policie janë ndëshkuar, por nuk është e përgjithshme, individët që janë të korruptuar do të mbajnë përgjegjësi nëse kanë toleruar. Përgjegjësia bie tek individë të caktuar nuk mund të thuash që e gjithë policia e Shtetit është marrë me ndërtimet pa leje në Zallbastar. Bashkia ka organizmat që monitoron, në numrin e madh të ndërtimeve nuk është se nuk ka pasur, ka ndërtesa që janë identifikuara. Po të krahasosh me një tjetër kohë kur drejtonte Basha nuk bëhej fjalë të kishte ndërmarrje të tilla, që po e ke ndërtuar dhe do përgjigjej penalisht. Vullneti i mazhorancës është që jemi të barabartë para ligjit.
Lidhur me raportin e KQZ-së për sponsorizimin e PS-së në fushatë, Qefalia tha:
Nëse kemi një sponsorizim dhe para të dyshimta kjo është PD. Nëse këto para janë dhënë nga rusët nuk është fatkeqësi për PD, por për Shqipërinë, është diçka që na bën të jemi të gjithë kokëulur. Të sponsorizohet një parti me para të dyshimta kjo është e pafalshme. Lidhur me informacionin nga Celibashi unë di që në PS ka pasur një transparencë absolute dhe çdo deputet ka qenë i tillë. Kjo ishte jo vetëm një fushatë partiake por një fushatë brenda llojit, unë pranë KQZ-së kam qenë transparent për harxhimin e fondeve.
PS ka ndërmarrë reforma të forta dhe të qenësishme, që nuk ishin bërë për vite. Shqiptarët po i marrin produktet e reformës territoriale dhe asaj në drejtësi. Nga PS ka pasur propozime që numrat e njësive të reduktoheshin. Nuk mund të krijosh njësi administrative me 150 votues. Reforma territoriale është miratuar me shumicë. Ka pasur një vullnet, dhe brenda të opozitës jemi të fragmentizuar, një pjesë në ndikimin e Bashës dhe opozita s’ka mendim të unifikuar. Reforma administrative i është përshtatur dhe realitetit aktual të ndarjes territoriale.



