Shpërndarja e filmit “5 Herë Jo” në rrjetet sociale, Semanaj: Krim Kibernetik! Kur do bëheni njerëz?

Shpërndarja e filmit “5 Herë Jo” në rrjetet sociale, Semanaj: Krim Kibernetik! Kur do bëheni njerëz?

Prej tre ditësh në rrjetin social “WhatsApp” qarkullon një link We Transfer ku brenda saj ndodhet filmi i sapolancuar në kinema, “5 Herë Jo”, nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Ndonëse nuk ka kaluar as një javë nga premiera e filmit në kinema, “5 Herë Jo” tashmë është lehtësisht i aksesueshëm përmes këtij linku i cili mund të ketë qarkulluar nga mungesa e përgjegjësisë.

Eksperti IT, Besmir Semanaj, teksa e quajti shpërndarjen online të filmit një turp të madh dhe krim kibernetik, tha se është për të ardhur keq që një punë disamujore dëmtohet në mënyrë të tillë.

“Një turp i madh dhe një krim kibernetik.

Dje dhe sot po qarkullon dhe shpërndahet online filmi "5 Herë Jo", i realizuar nga Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Është një film për të cilin është punuar për muaj, janë harxhuar shumë para dhe është derdhur shumë djersë.

Është vërtet keq kur një punë e tillë dëmtohet dhe shkatërrohet për shkak të dashakeqsisë së disa njerëzve dhe mungesës së përgjegjësisë.

Nuk mendova se do shkoja ta shikoja në kinema, sepse datat që do jem në Shqipëri janë të kufizuara, por pas këtij veprimi kriminal, do gjej kohën për të shkuar ta shoh.

Kur do bëheni njerëz dhe do lini të tjerët të korrin frytet e punës së tyre?

Për ata që nuk do kishin mundësi financiare, ju siguroj se pas disa muajsh do transmetohet në televizion dhe çdo kush që dëshiron do mund ta shohë.

Thjesht turp.”, shkruan Semanaj. 

Por, kjo nuk është hera e parë që një film qarkullon në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk kanë kaluar shumë ditë nga premiera e filmit në kinema. E njëjta histori u përsërit me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, film i cili mezi po pritej nga audienca për shkak të aktorëve kryesorë, Luiz Ejlli dhe Olta Gixharit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy