
Kompania e Kushner, dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.
Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama më 30 dhjetor 2024.
Lidhur me këtë Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’ në MCN Live u shpreh se në këtë rast nuk është respektuar ligji shqiptar dhe se kjo është një aferë që i dedikohet dëshirës dhe vullnetit të Ramës për përftime personale të tij.
Ai tha se Rama po përpiqet të përfitojë mbështetje nga administrata e Trump, teksa theksoi se kjo aferë është e ngjashme me formulën e përdorur te Porti i Durrësit.
Sipas tij ajo që mbetet shqetësuese në të gjithë këtë projekt është mungesa e transparencës pasi gjithçka është bërë pa garë.
Është çështja e rrugës e para nëse do ishte mirë për Shqipërinë patjetër që do duhet të ishte respektuar ligji shqiptar. Perlat e vendit tonë nuk janë të pafundme, ne vetëm një ishull kemi që është Sazani, vende të tilla të lakmuara kështu që këto që kemi do duhet ti shfrytëzojmë në mënyrën më eficente të mundshme, të marrim më të mirën e mundshme.
Ajo që po ndodh tani me Sazanin është një aferë që i dedikohet dëshirës dhe vullnetit të Ramës për të dhënë pjesë të Shqipërisë për përftime të tija politike. Ajo që po ndodh në fakt është se Edi Rama duke përdorur copa të vendit tonë po përpiqet të blejë mbështetje nga administrata e Trump.
Më tej ai shtoi se e quan përftim personal sepse po të ishte për përfitimin e vendit do kishte pasur një garë, por fitimi i vendit tonë mund të vinte nëse do kishte një garë dhe do sillnin ofertat grupet.
Ne nuk kemi pasur një garë, por kemi pasur një dhënie pa dokumente, kjo është si të shkosh në aeroport pa pasaportën. Në rast të një aplikimi të rregullt ne do duhet të kishim garë, pastaj ne nuk dimë as se kush është projekti.
Kushner në vetvete ka krijuar një fond me kapital të mjaftueshëm për të investuar ku një pjesë e investimeve ka ardhur nga emiratet dhe Arabia, unë e kam problemin me shtetin tim, më saktë pushtetin që përdor copëza të vendit tim për të përfituar mbështetje nga Trump.
Në garë të pastër kjo kompani mund të kishte fituar, por bëje me garë, me projekt se një ishull kemi dhe nëse nuk e trajtojmë dhe atë me seriozitet i bie që dhe pjesën e turizmit që ka Shqipëria sot të shkojë kot për interesa politike të Ramës.
I pyetur se çfarë na kushtin ne si qytetarë kjo, Soko tha se në lidhje me infrastrukturën e bashkëpunimit e vetmja gjë që dimë është vendimi që u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, për pjesën tjetër jemi në errësirë totale.
Duke qenë pa asnjë projekt dhe asnjë studim nuk dimë as termat e bashkëpunimit, do jetë e njëjta formulë si te Porti i Durrësit, porti i jahteve në Durrës, nuk dimë se çfarë përftimesh do të ketë shteti nëse do kishte garë këto do të kishin ardhur te oferta.
Ne sot jemi në errësirë për çdo gjë dhe kjo është shqetësuese që mungon transparenca.



