Ambasadorja gjermane në Shqipëri Susanne Schutz ka folur për herë të parë në lidhje me procesin zgjedhor dhe 25 qershorin.
Schutz a folur nga qyteti i Korçës, nga ku ka deklaruar se procesi zgjedhor në tërësi është zhvilluar normalisht. Ambasadorja më tutje ka shtuar se OSBE ka konstatuar se fushata zgjedhore ka qenë pozivite dhe pjesëmarrja, nuk ka qenë e ulët, por relativisht e mirë.
“Është kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe në të morën pjesë 18 parti”, ka deklaruar Schutz.
Schutz ka deklaruar se tashmë ajo që pritet nga qeveria shqiptare, është angazhimi për të vijuar reformat, e sidomos atë në drejtësi.
“Tani presim vijimin e reformave të tjera të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Me përparësi janë reforma në drejtësi, si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Schutz.

Edhe ambasadorja franceze Christine Vasak nga Vlora ka komentuar zgjedhjet e 25 qershorit, që sipas së cilës kanë qenë më të mira se ato të para 4 viteve.
Ajo u shpreh se gara elektorale u zhvillua normalisht dhe se pjesëmarrja ishte e mirë, por dhe edhe një këshillë për klasën politike shqiptare, pikërisht atë të nisjes së zbatimit të procesit të vettingut.
“Kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht. Zgjedhjet ishin të mira krahasuar me 2013, por sërish kishte probleme. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, ka qenë e mirë.
Është bërë fushatë elektorale pozitive. Shqipëria ka prioritet BE-në, por duhet të plotësojë 5 pikat. Vettingu duhet të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet në teori”, deklaroi ambasadorja franceze.




