Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër të gjithë forcave të armatosura të Iranit dhe inteligjencës së Gardës Revolucionare, si dhe disa objekteve ushtarake pas sulmit raketor të Teheranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.
“Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, veprimet e rrezikshme të Iranit dhe aleatëve të tij po nxisin përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Jashtëm David Lammy.
Deri më tani, 400 individë dhe institucione iraniane janë goditur nga sanksionet me iniciativën e Londrës dhe aleatëve të saj perëndimorë.



