
Temperaturat kanë arritur deri në -21 gradë në zonat malore në veri të vendit, duke shkaktuar edhe vështirësi në lëvizje si pasojë e ngricave. Përgjegjësi i Autoritetit Verior të Rrugëve, Hajrullah Sylja thotë se drejtuesit e automjeteve duket të lëvizin me goma dimërore, ndërsa akset janë të kalueshme.



