Rikonfirmimi i Berishës në Këshillin Kombëtar/ Kume: Prezenca e Argita Malltezit, dyshime për pasardhësen politike të tij (VIDEO)

Rikonfirmimi i Berishës në Këshillin Kombëtar/ Kume: Prezenca e Argita Malltezit, dyshime për pasardhësen politike të tij (VIDEO)

Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit” të PD, solli të shtunën votëbesimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvend mbajti një fjalim edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, çka ra në sy të politikës, analistëve dhe jo vetëm.

Gazetari Mareglen Kume, tha në MCN live, se prezenca e Argita Malltezit në këtë Kuvend solli dyshime për pasardhësen politike të tij.

Sipas tij, grupi i ngushtë përkrahës i Berishës, nuk ishin në dijeni që znj.Malltezi do të ishte pjesëmarrëse me një fjalim në Kuvend.

Ajo që ndodhi të shtunën ishte një informalitet i asaj që quhet statuti i PD të grupit të Rithemelimit, ku u votëbesua Sali Berisha pas zgjedhjeve të 14 majti, siç edhe e parashikon statuti, ku nga 1600 anëtarë sa ka Kuvendi i grupit të Rithemelimit ishit ë pranishëm 1203 nga të cilët 993 vota ishin pro Berishës dhe 7 kundër.

Por ajo që përbën lajm ishte prezenca e zonjës Argita Malltezi, ky ishte një nga leximet që u bën nën rreshta. Ajo mund të konsiderohej edhe si presion ose mesazh se kjo do të ishte pasardhësja politike e Berishes, qoftë edhe për të marrë edhe lëvizjes ose pjesën e grupit të kësaj partie.

Grupi i ngushtë nuk e dinin të gjithë, shumica nuk kishin informacion se do të vinte Maltezi në Kuvend, që të vinte si e ftuar, por, por për ftesën nuk e dinin. Edhe Berisha edhe Malltezi e mohuan thanë se nuk ishte asgjë më shumë sesa një fjalim në Kuvend që mbajnë të ftuarit.  

Gazetari Kume teksa foli për anën tjetër të PD-së të kryesuar nga Lulzim Basha, tha se ai përveç mënyrës se si nuk e dorëzoi dorëheqjen ne Gjykatë, nga ana tjetër askush nuk foli për përjashtimin e 70 mijë anëtarëve të PD-së, të cilët u larguan pa të drejtë.

Dorëheqja e Bashës, nëse do jemi parimorë dhe me moral. Bëri një dorëheqje publike, u tërhoq, por i bie që ka bërë një ngrirje, jo tërheqje, sepse nuk vajti të dorëzoj dokumente, tërheqjen në Gjykatë, ja la gjoja Alibeaj drejtimin e partisë. Basha nuk mblidhte dot asnjë deputet, shkonte mbante takime me kryetarët e degëve, pse sepse e dinte së në të ardhëm do të bënte këtë zgjedhjen për tu rizgjedhur prape.

Mirë që Berisha është non-grata, por si i përjashtoni 70 mijë anëtarët të PD-së si i largoni. Mua më kanë treguar listën dhe kam burimet e  mia, qe këto janë një ka ikur një kështu, por nga 170 mijë anëtarë, janë përjashtuar 70 mijë,

Gjërat ecin me dokumente, dhe unë shoh atë që kam në dokument, kam bërë kronikë në lajme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy