Hoxha: Dosja e Xibrakës ka elementë të tjerë nga bota e politikës. Nga fashikulli, Gaz Bardhi ka tërhequr vetëm emrin e Olsi Ramës

Hoxha: Dosja e Xibrakës ka elementë të tjerë nga bota e politikës. Nga fashikulli, Gaz Bardhi ka tërhequr vetëm emrin e Olsi Ramës

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar ditën e sotme, Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të Xibrakës.  Bardhi ka publikuar disa dokumente të prokurorisë, ku përfshirja e Olsi Ramës sipas tij është lënë pa emër, por sipas tij është identifikuar makina që ai përdor.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emision “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, thotë se dosja e Xibrakës ka element të tjerë të botës së politikes, teksa deputeti Bardhi, ka zgjedhur vetëm fashikullin ku përmendet Olsi Rama.

Dosja ka një bollëk informacioni, është një fashikull voluminoz.

Duket se Gaz Bardhi ka tërhequr një flet dhe e ka kapur. Kjo është një çështje që në vitin 2015 u hetua nga krimet e rënda, e hetuar nga prokurori i sotëm i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurori, Ervin Kondili, sot në SPAK. Është bashkëpunuar me palën gjermane.

Nuk behet fjalë për një organizatë të vetme behej fjalë për një kooperim, sepse ata që kishin dal garant në tërë këtë sipërmarrje ishin njerëz që kishin garantuar që ata nuk do të prekeshin nga autoritet tona. Goditja erdhi nga autoritet gjermane, se mbase këta tanët nuk do e merrnin vesh.

Kjo histori në momentin që ka shpërthyer ka pasur edhe mera tjerë, që jo se nuk janë edhe sot por me sa duket kur është marrë fashikulli te dosja, nuk janë marrë, është marrë vete ky, ka element të rëndësishëm në lidhje me politikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy