Humbi 20 kg në 7 javë/ Sipërmarrësja tregon si ra në peshë vetëm duke hequr brumërat dhe djathin

Humbi 20 kg në 7 javë/ Sipërmarrësja tregon si ra në peshë vetëm duke hequr brumërat dhe djathin

Të transformohesh brenda vetëm 7 javësh duke humbur 20 kilogramë është një histori suksesi me veten.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sipërmarrësja Elona ndau për herë të parë publikisht rrugëtimin e saj drejt dobësimit, pas shumë vitesh përpjekjesh dhe zhgënjimesh.

Ajo tregoi se vendimi për të hequr nga ushqimi i përditshëm brumërat dhe djathin rezultoi vendimtar dhe shumë efikas në një periudhë të shkurtër kohe.

E kam nisur më 9 qershor dhe e kam përfunduar rreth mesit të gushtit. 

Sot jam 20 kilogramë më pak. Kam qenë 87 kg, një peshë që e kisha shtuar kryesisht gjatë katër viteve të fundit.

Shtimi në peshë lidhej edhe me natyrën e punës sime online, që më detyronte të qëndroja për orë të gjata përpara kompjuterit, duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme.
Ka të bëjë shumë me vullnetin dhe vendosmërinë që ke brenda vetes.

 Vjen një moment kur i thua vetes: tani do të ndryshoj.

Për dy vite kisha provuar sauna, masazhe, dieta të ndryshme dhe palestër, por pa rezultate konkrete. Madje, për shkak të problemeve me dermatitin, e kisha të pamundur të qëndroja në palestër më shumë se 30 minuta.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, ajo mori këshillën e një mjeku rastësisht, i cili vetë kishte humbur peshë, për të eliminuar nga dieta çdo ushqim me miell dhe djathin.

Vendosa ta provoj. I hoqa brumërat dhe djathin dhe fillova një regjim të thjeshtë ushqimor. 

Ditët e para ishin më të vështirat, por më pas trupi u përshtat dhe energjia u rrit. Brenda pak javësh, rezultatet u bënë të dukshme. 

Nuk duhet të hash më shumë se pora 16, deri në atë ore konsumon pjatën me gjellë çfarëdo por pas kësaj ore, jo më. 
Brenda 1 korrikut pashë veten minus 9 kilogramë dhe deri në gusht hoqa 20 kilogramë.

Sot, përveçse ndihem më mirë fizikisht dhe emocionalisht, kam arritur të motivojë edhe vajza të tjera që të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy