Listat e hapura të deputetëve, Vasili: Do ta propozojmë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Listat e hapura të deputetëve, Vasili: Do ta propozojmë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore idenë e listave të hapura të deputetëve.

Në emër të LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili, tha se lista të tilla janë praktikë evropiane, duke shtuar se këtë ide do ta propozojë edhe në komisionin e reformës zgjedhore.

“Listat e hapura praktike evropiane, këtë do e propozojmë dhe në komisionin e reformës zgjedhore. Sa për kundërshtitë që mund të ketë mbi to, secili ka opinionin e tij”, tha ai.

Ideja e listave të hapura për deputetë është propozuar pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Kreu i LSI-së tha se, kjo formë e bën demokracinë e drejtpërdrejë dhe demokratizon forcat politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy