Google: "Pixel 4" arrin në 15 tetor

Google: "Pixel 4" arrin në 15 tetor

Google do të zbulojë smartfonët e tij të ardhshëm në 15 tetor, në një prezantim të planifikuar në Nju-Jork. Njoftimin e dha vetë kompania, e cila bëri një ftesë për ngjarjen në të cilën thuhet: "Ejani të shihni disa gjëra të reja të bëra nga Google".

Pritja mendohet se do të jetë për telefonat “Pixel 4” dhe “Pixel 4 XL” dhe disa pajisje të tjera, përfshirë folësit e rinj inteligjentë dhe laptopin “Pixelbook 2”.

Telefonat inteligjentë duhet të kenë mundësinë e kontrollimit të tyre pa prekje, me gjeste ajri, falë teknologjisë së Projektit Soli të zhvilluar nga Google. Me një kamerë të përparme me njohje 3D për vërtetimin e përdoruesit dhe një ndarje fotografike të pasme të përbërë nga sensorë të shumtë të përshtatur në një modul katror, nuk ngjajnë të jenë jo shumë ndryshe nga “iPhone 11 Pro” i zbuluar ditët e fundit nga “Apple”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy