
Bashkëpunimi me formacionet tjera të partive më të reja në skenën politike për kreun e Nismes “Thurje”, Endrit Shabani, nënkupton hapje për të rinjtë që duan të çojnë përpara çështje publike në Këshillin bashkiak të Tiranës.
Në “Stay Tuned”, Shabani tha se nuk është koha për ego personale por për përgjegjësi publike.
Nuk i kërkojmë bashkëpunim Arlind Qorit. Pano tha në gjë që unë dorën ja kam kërkuar vetëm grua.
Nuk i kërkojmë bashkëpunim askujt, ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të rinjtë. Pra, të rinjve të Vetëvendosjes, aktivistë që janë në shoqëri civile, apo edhe të rinjve që janë të organizuar në parti politike siç janë te “Lëvizja Bashkë”.
Në këshillin bashkiak do të jetë p.sh. një aktiviste si Mirela Ruko, e cila unë besoj që në tezat që ka artikuluar, tezat që ka ngritur, nuk shoh asnjë arsye që të mos bëhemi bashkë në këshillin bashkiak, që të çojmë përpara çështje që kanë të bëjnë me transportin publik, sistemin e taksimit, etj. Kjo ka qenë ftesa publike, disa na janë bashkangjitur, me disa po takohemi dhe po flasim si mund të ndërtojmë një platformë të përbashkët, pra ka pasur një përgjigje nga ata që kanë lënë mënjanë egot personale dhe kuptojnë që këtu është një moment historik për të marrë përgjegjësi publike.
Egot personale na përçajnë sepse secili do të jetë i pari, do ta dominojnë, etj, ndërsa ai që ka përgjegjësi publike, kupton që kjo nuk është një mundësi për të promovuar dikë, por një mundësi që të bëjmë një hapa prapa nga pikëpamja e egos personale dhe të shohim çfarë nevojë ka Shqipëria për ne.



