Demi: Çështja “Beleri” nuk duhet të ekzistojë

Demi: Çështja “Beleri” nuk duhet të ekzistojë

Gazetari dhe moderatori Enkel Demi thotë se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, nuk duhet të ekzistojë.

Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai shtoi se nuk e di arsyen se pse ai qëndron në burg.

Çështja “Beleri” nuk duhet të ekzistojë si çështje. Në pikëpamjen gjyqësore nuk e di nëse ka kryer një vepër penale, apo është sebep.

Në pikëpamjen politike, opozita dhe e djathta e Berishës nuk mund t’ia bëj vetes dhe aq më pak ne të tjerëve, që për zgjidhjen e një kapriço të momentit për t’i treguar dikujt se mund t’ia marrësh pushtetin, ti të shesësh copa atdheu... masakra e Peshkëpisë.

Ne Belerin e kemi figurë të urryeshme se na ka thënë Sali Berisha ta urrejmë. Ti të marrësh një hidraulik që nuk lidh dot dy fjalë, nuk është ky niveli i PD.

Është e frikshme që është bërë se pasoja që po vuhet mbrapa. Nuk e di arsyen pse Rama e do në burg.

Unë di që ne nuk hapim dot një kapitull të negociatave se është çështja Beleri dhe mos hapja e kapitullit do të thotë që ta ndihmosh Edi Ramën që të vazhdojë të ketë një regjim autoritar.

Nuk e di se çfarë ka fituar Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy