
Qytetarët grek i drejtohen përsëri sot kutive të votimeve, 5 javë pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare të 21 majit. Procesi zgjedhor ka filluar pa probleme në të gjithë vendin, ndërsa qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Rezultatet e zgjedhjeve në këtë raund do të shpallen më shpejt, ndërsa deri në orën 20:30 pritet të ketë një pamje të “sigurt” të rezultateve. 288 mandate do të shpërndahen sipas proporcionalitetit të partive që kanë grumbulluar një përqindje prej më shumë se 3%, ndërsa 12 mandatet e mbetura rezultojnë nga lista e partive me titullin “Fleta e Shtetit”. Në mitingun e fundit, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve për përgjegjësi politike dhe pjesëmarrje në votime, ndërsa rivali i tij Aleksis Tsipras u ka dhënë kurajë përkrahësve të tij që të bëjnë çfarë është e mundur për të zvogëluar distancën.



