Arbër Ormeni, ekspert i IT, shpjegoi në studion e MCN Informacion cilat janë profesionet që rrezikohen nga progresi i inteligjencës artificiale.

Shërbimi i klientit është i pari, por dhe individet që merren me hedhje të dhënash rrezikohen. Asnjëri nuk ikën nga puna, por do i jepet një detyrë pak më esenciale. Pra, njerëzit duhet të japin një kontribut më të madh sesa një aktivitet që mund ta kryejë edhe inteligjenca artificiale.

Ormeni shpjegoi më tej se si funksionon Chat GPT.

Duke qënë se Chat GPT mund të përdoret për të gjeneruar content, ky content mund të ketë edhe dezinformim. Nga ana tjetër mund edhe të të ndihmojë, pasi mund ta përmbledhë informacion. Janë me mijëra inxhinierë dhe programues të përgatitur në botën e informatikës që punojnë pas atij sistemi. Çdo model i ChatGPT është i bazuar në atë model të dhënash per të cilin Inteligjenca është trajnuar. Google ka ndërtuar një të ngjashëm që quhet Gemini. Pak më i zhvilluar se Chat GPT, sepse mund të të kthejë përgjigje dhe nga kamera e telefonit, pra analizon videon.

Lidhur me të ardhmen e inteligjencës artificiale, Ormeni tha se do të vijojë të përsoset akoma më shumë.

Mendoj se inteligjenca artificiale do të vazhdojë të perfeksionohet dhe të pëdoret ne shumë fusha të reja. Nëse do të kishte black out, të gjithë ata që janë të lidhur me inteligjencën artificiale do t’u prishet punë. Por remonti bëhet shpejt. Gjithsesi është njësoj sikur të të ikë interneti ne gjithe botën, dhe kjo ka pasoja.