
Ndaj Foltores së Sali Berishës, Lulzim Basha nuk po qëndron më indiferent. Jo vetëm me deklarata, doza e të cilave është shtuar dhe ashpërsuar ndjeshëm, por edhe me vënin në lëvizje të një prej forumeve kryesore të partisë, Kuvendin e saj, për të cilën ka caktuar datën 18 Dhjetor.
Lidhur me këtë situatë analisti Mustafa Nano në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se sot duhet të shpallet njoftimi i vdekjes për Partinë Demokratike pasi sipas tij tashmë është e qartë se do të ketë dy parti.
Më tej Nano u shpreh se me Ramën po luajnë të dy dhe Basha dhe Berisha dhe kjo përmes institucioneve shtetërorë si gjykatat dhe policia, por ai nuk është përzierë fare sepse PD është përçarë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e agjentëve të huaj.
Sa i përket qëndrimit që mbajti Basha sot, Nano tha se nuk sheh 18 si datë të rëndësishme, por faktin që kryedemokrati vendosi ti dalë përballë Berishës.
Intervuista e plotë
1.Z. Nano sot kryetari i PD-së njoftoi mbajtjen e Kongresit të PD në datë 18 dhjetor, pra 1 javë pas Kuvendit të kërkuar nga z. Berisha. Si e lexoni ju këtë situatë?
Ne sot duhet të shpallim njoftimin e vdekjes së partisë demokratike sepse është marrë vesh se do ketë dy parti. Berisha do vazhdojë revolucionin e tij paqësor por mjerë ata që i dalin kundër thotë. Berisha do nxjerri njerëz nëpër rrugë dhe pastaj mesazhi që do mbroj Berisha është ja janë bërë bashë Basha dhe Rama. Rama në këtë histori do futet se çështja do përfundojë në gjykatë ku do futen në loja sistemet e drejtësisë dhe këtu futen në lojë institucionet e Ramës. Edhe me futjen e policisë kemi Ramën që futet në lojë. Por këtu kemi struktura shtetërore që do aktivizohen si gjykata dhe policia jo vetë Rama. Me Ramën po luajnë të dy dhe Basha dhe Berisha, por ai nuk është përzierë fare sepse ata janë përçarë dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e agjentëve të huaj. Ramën e fusin për tu bërë pak më interesantë sepse mbështetësit e tyre ndoshta kanë nevojë për këtë.
2. Z. Basha siç e ndoqëm mori rolin e një zëdhënësi të ShBA përballë Sali Berishës dhe hallit të tij siç e përkufizoi Basha. Alibi sipas jush për të larë hesapet me Berishën, apo në thelb z. Basha mund ti jetë ofruar diçka në këmbime të shitjes së mentorit të tij?
Basha ka marrë garanci të forta që amerikanët do i qëndrojnë qëndrimit ndaj Berishës. Për këtë jam i sigurtë ata i kanë thënë rri larg nga Berisha duhet të shkëputesh në të kundërt se ke mbështetjen nga ne. Dhe ai nuk ka ku shkon pa amerikanët nuk vjen dot në pushtet pa ata. Roli i tyre është rol që nuk duket por që luhet. Dhe Basha në këtë kuptim po bën gjënë e duhur. Te qëndrimi që mbajti Basha sot nuk shoh 18 si datë të rëndësishme por shoh që ai vendosi ti dalë përballë Berishës. Dhe kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjë, ose duhet ta marrë PD se është i zoti ose t’ja dorëzojë atij që dhe i takon, kjo është historia.
3. Po flitet për ndarje të PD-së, ndërkohë që pak javë më parë z. Berisha propozoi edhe funksionalizimin e idesë së fraksioneve. Mendoni se legalizimi i fraksioneve është një zgjidhje e mesme për të shmangur frakturën e një partie?
Janë lëvizje taktike të Berishës edhe sikur të lejohen do jenë formaliste do jenë fake franskione. Nuk mund të ketë franksione në ato që bën Berisha. Janë të gjitha gjëra të zgjedhura nga ai vetë. Taktika të Berishës për tu dukur si demokrat. Demokratët duhet ti thërrasin mendjes dhe nuk duhet të kthehen më te një njeri koha e të cilit ka mbaruar. Ata janë thjesht berishian dhe ai këtë pjesë do e marri si të vetën.
4. Ju jeni shprehur në këtë studio se nëse ky proces do të përfundojë në gjykatë, z. Berisha fiton sepse ai është përjashtuar në mënyrë jodemokratike. Nisur nga ky akt i z. Basha, mënyra si ai veproi, ju si e parashikoni atë si kryeministër?
Ai nuk është se është përjashtuar në mënyrë jodemokratike, mendoj se Basha ka të drejtë aty nuk ka ndonjë nen se i njeh të drejtën dikujt për të përjashtuar dikë. Këtë të drejtë e ka kryetari. Ata kanë harruar ta parashikojnë kur kjo ndodh rrallë. Berishën duhet ta kishin futur si elemnt statutor por nuk janë, kjo është situata në të cilën ndodhet PD sot. Sot pikërisht, vdekjen e PD mund ta kishim shpallur dhe më herët se konflikti dukej, por sot palët kanë dalë në shesh mejdan dhe Basha ka pranuar të dalë përballë Berishës pasi e ka lënë atë të flasë çfarë ka dashur nëpër foltoret e tij.



