Miratimi i ligjit për diplomatët/ PS do kërkojë të hiqet nga rendi i ditës, PD nuk zhvillon mbledhje grupi

Miratimi i ligjit për diplomatët/ PS do kërkojë të hiqet nga rendi i ditës, PD nuk zhvillon mbledhje grupi

Gazetari Mariglen Kume tha në një lidhje me studion e MCN Live se në seancën e sotme plenare PS do kërkojë heqjen nga rendi i ditës të miratimit të ligjit për diplomatët.

 

Po ashtu Kume tha se edhe pse PD-ja rikthehet sot në Parlament pas një proteste kombëtare, ata nuk kanë zhvilluar një mbledhje grupi për të dalë me një qëndrim të qartë dhe të unifikuar së seancën e sotme.

 

Në Parlament ishte parashikuar të kalonte për miratim ligji për diplomatët që parashikonte që diplomatët që janë në detyrë do duhet të bënin një test nga Ministria e Jashtme.

 

Sipas burimeve do shtyhet nga PS, do kërkojnë tërheqjen nga rendi i ditës. Mund të kërkojnë një amendament për ndryshim.

 

Sot do të jenë pjesë e diskutimit, 3 interpelanca. Një interpelancë e thirrur nga Kapri, një nga Xhixho dhe një interpelancë e thirrur nga Braçe me ministren e Shëndetësisë. 

 

Grupi parlamentar nuk ka zhvilluar mbledhjen grupi për të pasur mendim të qartë se cili do të jetë qëndrimi i tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy