Thyen urdhrin e mbrojtjes dhe rreh brutalisht nënën, pranga 29-vjeçarit

Thyen urdhrin e mbrojtjes dhe rreh brutalisht nënën, pranga 29-vjeçarit

Një 29-vjeçar ka përfunduar sërish në prangat e policisë, pasi theu urdhrin e mbrojtës të vendosur nga gjykata. Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se Enea Qëndro, ndaj të cilit kishte urdhër mbrojtjeje pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q.

I riu është dënuar edhe më parë me 1 vit burg për ‘dhunë në familje’ pasi rrihte në mënyrë sistematike nënën dhe se kishte thyer urdhrin e mbrojtjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se Qëndro, përdorues i substancave narkotike (heroinë), në vitin 2015 është dënuar me 140.000 lek të reja gjobë për plagosjen me thike të shokut të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin.

NJOFTIMI I POLICISË

Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !
Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy