I morën para një biznesmeni për të mos i vendosur gjobë, në pranga inspektori i ISHTI në Korçë dhe një ish-punonjës i kësaj strukture

I morën para një biznesmeni për të mos i vendosur gjobë, në pranga inspektori i ISHTI në Korçë dhe një ish-punonjës i kësaj strukture

SPAK ka ekzekutuar masa sigurie ndaj një inspektori të ISHTI-së dhe një ish-punonjësi të kësaj strukture, të dyshuar për korrupsion.

Inspektori Olsi Jarezi, është lënë në “arrest në burg”, ndërsa Luan Sadikaj, ish-inspektor është lënë në “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se kanë marrë shuma parash për të mos vendosur masa ndaj një subjekti privat në Korçë.

“Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44 të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Sipas hetimeve të BKH-së në datën 1.11.2021, të hetuarit Olsi Jarezi dhe Luan Sadikaj, kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy