
Pas kërkesës së dytë për dekret nga kryeministri Rama, Presidenca kërkon informacionet për Sandër Lleshajn. Ndërkohë Kryeministria thotë se presidenti nuk kërkoi asnjë sqarim herën e pare dhe se informacionet do ti vihen në dispozicion të hënën.
Vijojnë replikat me s Presidencës dhe kryeministrisë në lidhje me dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së brendshme. Nëpërmjet një njoftimi për mediat zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi njoftoi se kanë kërkuar informacionet që nuk i siguruan në kërkesën e parë për lleshajn.
"Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim”, deklaroi Tedi Blushi.
Nuk zgjati shumë dhe nga krahu tjetër erdhi edhe reagimi i drejtorit të zyrës së medias në Kryeministri Endri Fuga. Ky i fundit duke ironizuar deklaratën e zëdhënësit të presidencës nënvizoi se herën e parë kreu i shtetit nuk kishte kërkuar asgjë, madje sipas fugës ishte kryeministri Rama i cili kërkoi një takim sqarues me Metën.
"Duke nenvizuar se "herën e pare", Presidenti i Republikes nuk ka kerkuar asnje lloj sqarimi nga Kryeministri, perkundrazi ka qene Kryeministri qe i ka kerkuar nje takim sqarues Presidentit, pas letres se derguar nga ky i fundit per te shprehur refuzimin e paargumentuar te gjeneral Sander Lleshit, si Minister i Brendshem, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do te marre pergjigje te qarta e te plota, lidhur me pyetjet e tij te derguara shkreserisht", deklaroi Endri Fuga.
Më tej fuga shprehet se kreu i shtetit do të marrë të hënën bashke me pergjigjet edhe nje zgjidhje shterruese, e cila nuk le me asnje shteg per interpretime te asnje lloji. Per asnje pale.
Kryeministri edi rama firmosi të premten kërkesën e dytë për të dekretuar Sandër Lleshajn Ministër të Brendshm, pasi herën e parë sipas mazhorancës presidenti nuk u shpreh me dekret por me një letër të thjeshtë.



