Të 15 distriktet austriake janë kthyer në zona të kuqe, sipas sinjalit që tregon rrezikun e infektimit të koronavirusit.
Vendimi është marrë nga komisioni i koronavirusit këtë pasdite.
Lajmin e bën të ditur agjencia APA. Rajonet e fundit të verdha dhe të gjelbra janë zhdukur nga harta.
Janë 7 400 infeksionet e reja në 24 orë, raporton Kurier.
Që nga fillimi i pandemisë, 132 000 njerëz janë infektuar dhe 50 643 aktualisht janë të sëmurë nga Covid-19.



