Rama ia kthe Voltanës: Projektet e saj si dëshira kalamajsh kur presin Babagjyshin e Vitit të Ri

Rama ia kthe Voltanës: Projektet e saj si dëshira kalamajsh kur presin Babagjyshin e Vitit të Ri

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kryebashkiakes së Shkodrës.

Në statusin e fundit të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka marrë shumë komente dhe reagime nga ana e qytetareve.

Por qytetaret i kanë shkruar dhe kreu i qeverisë nuk ka nguruar pa u krthyer përgjigje disa prej komenteve.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, në lidhje me 8 projekte që ajo ka propozuar për t´u financuar nga qeveria e re.

Ademi i uroi Ramës suksese në mandatin e dytë qeverisës dhe paralelisht kërkoi që qeveria të marrë seriozisht realizimin e projekteve për qytetin më të madh në veri të vendit.

Qytetari: Si ia kalove ne velipoje, a thu po xjerr gja per Shkodren se dhe Voltana te uroj mirseardhjen

Rama: Mire Landi, ketu jemi ende po punojme me planet e qeverise se re! Me vjen mire qe Voltana ma uroi mireseardhjen, po do me vinte edhe me mire po te me prezantonte donje projekt serioz per Shkodren, se listat me deshira i bejne kalamajte kur presin Babagjyshin e Vitit te Ri

Replikat e plota:

Qytetari:  Bëj infrastrukturën për vitin tjetër dhe hidhi një sy Tiranës se è ka lënë Eri në mëshirë të fatit. Vetëm me Dajtin e krraben bën reklama kot.

Rama: Nese Tirana eshte ne meshire te fatit ti Ardi je vertet me fat

Qytetari: Bo kujdes me ket rruge qe ke mor,mos i dil kundra amerikes se sdo e kesh te gjat 

Rama: Amanet kur te shkosh ke berberi thuaji mos te te qethe duke degjuar radion

Qytetari: Shikoj pleqte ne radhe per pensione. Jepi drejtim se eshte pamje disumane. Jemi te majte apo jo ?

Rama: E di dhe s’ka te beje me te majten e me te djathten, po me prapambetjen e madhe qe do te luftojme se bashku me vendosmeri ne kater vitet qe nisin javen tjeter

Qytetari: Shume gjera kane mbaruar ketu po nuke kemi sy te shikojme

Rama: Vilen me 3 kate s’e paske mbaruar akoma, po qenke ne rruge te mbare dhe ta gezosh

Qytetarja: Jo vetem kjo. Ka plot burokracira per guinnes record

Rama: Hap pas hapi

rrr

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy