“Xhadat” / Tenderi pa konkurrencë i Autoritetit të Konkurrencës

“Xhadat” / Tenderi pa konkurrencë i Autoritetit të Konkurrencës

Ndërkohë që gëlojnë monopolet shqetësimi i Autoritetit të Konkurrencës është blerja e një makine luksoze me paratë e buxhetit të shtetit. Në muajin maj ky institucion ka zhvilluar tenderin me objekt “Blerje e një autoveturë të re”, me fond limit 29.2 milionë lekë dhe vlerë kontrate po 29.2 milionë lekë. E thënë ndryshe diferenca mes vlerës së fondit limit dhe vlerës së kontratës është 0 lekë. Tenderi është fituar nga oferta e vetme në garë, pra pa garë. Nga specifikimet teknike kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë luksoze, me kilometrazh 0 dhe vit prodhimi 2023, ngjyrë e zeze ose gri e erret , xhamat me nuancë të errët mbrapa si dhe sedilie lekure. Timoni dhe leva e marshit me lekurë, me kamera parkimi prapa, Ekran multimedia 8” multifunksional me lidhje te Smartfon-it me Andoid Auto dhe Apple Car si dhe Navigator. Autoriteti i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për Mbrojtjen e Konkurrencës". Por pavarësisht misionit që ka, nga denoncimi i sotëm, del qartë se ky institucion nuk ka arritur të garantojë konkurrencë as në tenderin e organizuar nga vetë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy