
Pas rritjes së çmimeve në tregun shqiptar, qeveria ka bërë të ditur se do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.
Për gazetarin e ekonomisë Klodian Tomorri, në një komunikim me edicion e lajmeve në MCN TV, një gjë e tillë është mëse absurde, meqë detyra e qeverisë është transparenca, e jo ndërhyrja në përcaktimin e çmimit në treg.
Ajo që po ndodh është një absurditet se qeveria ka filluar të ndërhyjë në tregje, sepse ti s’mund të përcaktosh çmimet në treg, mund të ndërhysh për artikuj të caktuar, deri te karburantet, porse është e pamundur që një qeveri të vendos çmime për mijëra artikuj të konsumit të përditshëm në mijëra markete e qendra tregtare në vend.
Ajo që do të ishte e dobishme, është që në tregjet e caktuara për mallrat, siç është karburanti, që mund të japë qeveria, është bërja e transparencës së çmimeve tu thotë qytetarëve se cila është kostoja që vjen karburanti në doganë, dhe cilat janë marzhat e fitimit në tregimet e tij në shumicë e pakicë, por nuk mundet qeveria të diktojë çmimin dhe të detyrojë ata se sa duhet të shesin mallin e tyre.
Nga ana tjetër qeveria ka premtuar 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.
Më shumë se sa ky fond, për gazetarin Tomorri, duhet bërë transparenca nga ana e kompanive të transportit se sa është kostoja për qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban në Tiranë.
Nëse e zgjidh kjo masë situatën, së pari duhet të dimë se si do të jetë çmimi i naftës në vazhdim.
Kjo është një shifër e konsiderueshme për transportin, është fondi i dytë që qeveria jep, i pari ishte 1 milion e gjysmë dollarë për transportin urban.
Ata duhet të bëjnë transparencë, kemi dëgjuar kur ata thonë po punojmë me humbje gjithë kohës, në këtë pikë do të ishte e domosdoshme për publikun, të behët transparencë se nëse çmimi i biletës është 40 lekë, atëherë sa është kostoja që kanë kompanitë e transportit për pasagjerët sot, dhe kjo do ta bënte shumë më të qartë për publikun dhe do të bënte më të drejtë dhënien e ndihmës nga qeveria.



