“Do të doja të më kishte tradhtuar”, nusja shokohet nga ajo çfarë zbulon në telefonin e të shoqit

“Do të doja të më kishte tradhtuar”, nusja shokohet nga ajo çfarë zbulon në telefonin e të shoqit

Një grua e sapomartuar kishte dyshimin se i shoqi e tradhtonte, por u shokua kur kontrolloi telefonin e tij në përpjekje për të zbuluar më shumë. Jane Gaskin, 47 vjeçe, nga Birmingami, Britani, zbuloi në telefonin e të shoqit foto që tregonin se çfarë ai ishte në të vërtetë. E shokuar nga fotot që përmbanin material pornografik ku përfshiheshin fëmijë, ajo njoftoi menjëherë policinë.

David Huggins, 48 vjeç, shofer kamioni, u arrestua menjëherë. Vetëm 10 javë pas martesës, gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg.

Gruaja thotë se nuk mund të përballojë shpenzimet e divorcit, pasi ata kishin harxhuar kursimet për dasmën.

“Nuk e kasha idenë se ishte i tillë. Kur ai humbi interesin për seksin dhe përpiqej të mos e linte celularin askund, atëherë nisa të dyshoj se kishte një femër tjetër. Ia kontrollova me mendimin se mund të gjeja foto të një gruaje tjetër, por ajo që gjeta ishte shumë më e keqe. Do të doja të më kishte tradhtuar. Martesa me të më shkatërroi, por më shuëm se për veten, jam e shqetësuar për fëmijët e gjorë që janë bërë viktima të tij”, tregon ajo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy