Llabani tregon në “Bilardo” lëvizjet e fundit të shqiptarëve në Dubai: Beteja më e fortë e drejtësisë do jetë me paratë e pastruara

Llabani tregon në “Bilardo” lëvizjet e fundit të shqiptarëve në Dubai: Beteja më e fortë e drejtësisë do jetë me paratë e pastruara

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV se një nga betejat më të forta të drejtësisë shqiptare në të ardhmen është ajo që lidhet me pastrimin e parave.

Llabani vuri në dukje se Dubai është një nga pikat më të nxehta, ku shqiptarët zotërojnë pasuri të mëdha.

Gazetarja tregon se shqiptarët e Dubait po pajisen me avokatë, pasi Interpoli Shqiptar po kërkon identifikimin e tyre, dhe Autoritetet Financiare vendase kanë ngritur një Task Forcë enkas për shqiptarët. 

Beteja më e fortë do jetë me pastrimin e parave. Dubai është një nga pikat më të nxehta. Ndërkohë që në Dubai kemi 50 persona që kërkohen, dhe 6 persona janë të dënuar për vrasje, me burgim të përjetshëm. Shumë shqiptarë atje janë duke marrë avokatë për t’u mbrojtur sepse shohin që diçka po lëviz. Interpoli shqiptar ka kërkuar identifikimin e personave që jetojnë atje nëpërmjet autoriteteve. Autoritetet Financiare atje kanë ngritur një lloj Task Force për të verifikuar pasuritë e shqiptarëve në Dubai. Ekskluzive për ne. Janë shumë të pasur shqiptarët në Dubai. Janë me Real Estate, janë me lavazhe, me ndërtim pallatesh, me komplekse. Xhirohet një para shumë e madhe. Nëse cenohet pasuria e shqiptarëve në Dubai, çështja është ku do shkojnë këto para...”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy