Projektet e turizmit, Buxhuku: Nuk jemi në terren ekonomik të qëndrueshëm

Projektet e turizmit, Buxhuku: Nuk jemi në terren ekonomik të qëndrueshëm

Sektori bankar po sheh mundësinë e financimit të projekteve madhore në fushën e turizmit.

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se pavarësisht përmirësimit të parametrave makroekonomikë të vendit, nuk ka garanci për qëndrueshmëri ekonomike.

Kjo sipas tij e bën të diskutueshëm konkretizimin e një ideje të tillë.

Kemi të bëjmë me një temë delikate. Kemi tejkalimin e shtetit nga një rol rregullator në njëfarë mënyre edhe një lojtar që merr përgjegjësi për projekte mirëfilli private.

Ia vlen të diskutohet. Shohim që bankat kanë sasi të mëdha parash që flenë në kasafortat e tyre. Nga ana tjetër shteti ka vështirësi për kryerjen e investimeve publike të domosdoshme.

Pavarësisht se ne e marrim turizmin si sektor me të ardhme, kam idenë që ia vlen të bazohet totalisht te sektori i turizmit, aq më tepër në kushtet në të cilat ndodhet qeveria.

Ajo që unë them që është nga pikat kryesore që duhet parë në këtë nismë është fakti se përmirësimi i parametrave makroekonomikë nuk jep garanci se është i qëndrueshëm. P.sh. edhe rritja ekonomike është ende e dobët. Edhe rënia e borxhit publik vjen kryesisht nga forcimi i lekut në raport me valutat kryesore. Pra nuk jemi në një terren që krijon qëndrueshmëri në terma afatmesëm.

Ne duhet të kuptojmë se nga një anë kemi rezerva të mëdha kapitalesh, kemi para të madhe në qarkullim, vendi ka nevoja të mëdha për t’u zhvilluar. Nuk duhet ta shikojmë sikur Shqipëria është futur në një rrugë lulëzimi ekonomik. Është një situatë e ndërlikuar.

Buxhuku tha më tej se realizimi me sukses i një plani të tillë madhor do të kërkonte garanci të forta për suksesin e projekteve që financohen.

Pavarësisht se hapësirat për të kërkuar garanci shtetërore në sektorë të caktuar, mendoj që ka disa hapësira. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që projektet të jenë projekte fizibël, efektive. Mund të biem edhe në kushtet e një projekti të dështuar. Për të qenë projekte fizibël, duhet që ai vetë të jetë pjesë përbërëse e projektit. Janë disa kanale, sepse janë disa interesa private që përputhen me interesin publik.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy