
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shkaktoi të qeshura në sallë, kur iu përgjigj një telefonate të së shoqes në mes të një konference shtypi. Juncker po fliste në një konferencë gjatë samitit BE-Liga Arabe në Egjipt, të hënën.
Ai e hapi telefonin dhe u përgjigj shkurt, ndërsa më pas iu drejtua të pranishmëve, duke u thënë se në anën tjetër të telefonit kishte qenë “e dyshuara e përhershme”. "Më duhet të ndaloj së foluri, sepse zilja nuk ka ndërmend të ndalojë", tha ai dhe pasi u përgjigj shtoi: Ishte e dyshuara e përhershme, gruaja ime".
Ky nuk është rasti i parë që Juncker i përgjigjet një telefonate para kamerave. Dy vjet më parë, gjatë një konference në Bruksel me kryeministrin sllovak, Robert Fico, Juncker-it i ra telefoni dhe ai u përgjigj duke menduar se ishte e shoqja. Por më pas, ai kuptoi dhe sqaroi audiencën se kishte folur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Samiti i parë BE-Liga Arabe u mbajt në Sharm-el Sheikh dhe kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit për sfida të përbashkëta si terrorizmi dhe emigracioni. Samiti i radhës do të mbahet në Bruksel në vitin 2022.
WATCH: Jean-Claude Juncker answers a phone call during the EU-Arab League summit in Sharm El Sheikh.
— Philip Sime (@PhilipSime) February 25, 2019
'It was the usual suspect... my wife!', he says. pic.twitter.com/YDhpMFrNRW



