Politologu Ilir Kalemaj nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ku u shpreh se as nuk e kam kapur drejtësinë, por as amerikanët nuk kanë gjë në dorë. Ai tha se nuk mban përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar të Partisë Socialiste dhe se ai duhet të japë llogari për arrestimine bashkëpunëtorëve. Sipas tij, Rama i ka mbrojtur deri në fund bashkëpunëtorët, por që politika duhet të ketë llogaridhënie.
Natyrisht Rama bëri disa deklarata që kapërcejnë sinorët partiakë. Ajo që ai nuk tha ishte pse u shty kongresi i PS me 1 muaj, nuk tha nëse ai mban përgjegjësi pse janë 90 zyrtarë socialistë që janë pas hekurave ose drejt kësaj rruge e mos të vazhdohet me radhën e ministrave. Pra nuk dha asnjë koment në lidhje me këtë gjë. Përgjegjësitë janë politike kur ke zgjedhur këta bashkëpunëtorë dhe jo individuale. Rama para se të mburret për sekseset e reformës në drejtësi duhet të japë llogari se të gjithë bashkëpunëtorët e tij politikë janë pikërisht aty.
Për sa kohë që Ahmetaj ishte në Shqipëri nuk u tha asnjë akuzë dhe dihej se ai ishte prej muajsh në hetim. Natyrisht nuk kishte si të mos e dinte Rama se ai hante dardha pas kurrizit të tij. E njëjta gjë mund të thuhet për kokën, ai i ka mbrojtur bashkëpunëtorët e tij dhe në momentin që u bë i papërdorshëm politikisht Rama e lëshoi duke pasur në fokus mbijetesën e tij politike. Por absolutisht që ka Rama përgjegjësi për këto afera korruptive. Politika ka nevojë të ketë moral, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.
I pyetur se si e sheh faktin që nuk kemi asnjë reagim nga Presidenti që presupozohet se është garant i kushtetutës dhe është mbi palët, Kalemaj tha se ai nuk ka folur për asnjë çështje me rëndësi. Sipas tij, Rama ka në dorë pushtetin absolut
Presidenti s’ka folur deri tani në lidhje me asnjë çështje të ndjeshme, nuk ka folur as për protestën e studentëve të mjekësisë, nuk është ndjerë as kur kemi pasur të bëjmë me akuza jo thjeshtë politike, por ka firmosur gjithçka i ka çuar kryeministri. Mendoj se pritej që ky president të qëndronte mbi palët, por dhe kur i mori të drejtën e dekoratave kryeministri dhe aty nuk u ndjej.
Ky kryeministër në këtë mandat të tretë ka pothuajse një pushtet absolut. Ky kryeministër do vendosë dhe prefektë si dhe legjislativin. Ne e pamë se çfarë ndodhi kur opozitarët vendosën të bllokonin parlamentin, ata miratuan të gjitha ligjet pa llogaridhënie. Natyrisht mjetet që ka opozita në dorë janë fare të vogla. Ishin komisionet hetimore që ai nuk po ja jep. Interpelancat po ashtu dhe ajo po u mohohet, si dhe sjelljen me dy standarde.
Ndërsa sa i përket lidhjeve të krimit të organizuar me politikën, Kalemaj u shpreh se në Shqipëri duhen thënë disa statistika, ku sipas tij, vendi ynë nuk ka vuajtur ndonjëherë nga krimi i vogël që është ai i rrugës.
Kjo nuk është për meritë të kryeministrit. Është një meritë edhe e shqiptarëve dhe pse jo dhe e policisë së shtetit. Kemi numrin më të madh të policisë në Evropë në raport me numrin e popullsisë. Krimi i organizuar Shqipëria është vend transit dhe eksplorues i droqgës dhe kanabisit. Problemi që ka pasur Shqipëria kanë qenë baronët e fortë që kanë blerë dhe votat për pushtet. A do arrij dot maxhoranca të frenojë këtë lloj krimi se ky është krimi, por kur këta janë bashkëpunëtorë normalisht që mbyllet njëri sy.



