
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet e 14 majit ku u shpreh se PL është një parti e vogël por që mbështet perspektivën perëndimore. Ai tha se opozita është një faktor dhe alternativë dhe se Shqipëria nuk mund të mbetet peng e autokratëve që janë involvuar me projektet serbo-ruse. Sipas tij, Rama nuk ka më asgjë çfarë të japë dhe se bashkëpunimi i tij me krimin përbën një rrezik real për Shqipërinë dhe rrezik potencial për perëndimin
Partia e Lirisë është një faktor dhe parti e re që ka në qendër të saj ruajtjen e kushtetutës, rikthimin e demokracisë dhe perspektivën perëndimore dhe është një parti që vetë institucionet ndërkombëtare e kanë parasysh. Opozita, duan apo s’duan propaganda e atyre që janë në pushtet është një faktor dhe alternativë. Vizita e Glover duke takuar si Metën dhe Berishën është për arsye sepse opozita e bashkuar është jo vetëm faktor, por dhe alternativë në zgjedhje për të ndryshuar situatën. Jemi në një moment historik për të ardhmen, nëse Shqipëria do të mbetet peng e autokratëve që janë involvuar me projektet serbo-ruse, apo do të jetë një vend perëndimor ku rrotacioni i pushtetit do të jetë krejt normale. Nuk do të kemi një kryeministër që ka kapur shtetin për një kohë të gjatë. Rama që është i pangopur dhe ka krijuar një klik duke shpërdoruar paratë e vendit ta drejtojë në një mënyrë të palogjikshme vendin tonë dhe besoj se kjo është sfida dhe besoj se ne po shkojmë të sigurtë drejt një fitoreje dhe besoj se institucionet po e shohin me seriozitet alternativën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Ndërsa lidhur me PD-në e vulës, Nesho tha se është një parti që është krijuar nën politikat pragmatiste të Ramës që kërkon të mbetet në pushtet, por që kërkon dhe të përçajë opozitën. Sipas tij, ka qenë një skenar i nisur që me goditjen ndaj Berishës dhe i goditur me plane të përbashkëta që përpiqen ta justifikojnë sikur ka ardhur nga jashtë.
PL vërtetë është parti e vogël, por ka filozofi të re, kërkon të mbledhë majtas sidomos sepse lidershipi i saj vjen nga një dalje e PS, dhe është e nevojshme që në këtë moment të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë ku nuk është çështje e karrigeve sepse ne, sidomos Meta ka bërë hapin e parë që i dha PD të gjithë përfaqësuesit e kryetarëve të bashkive, ky është një akt që nuk u morëm me ecurinë e partisë sonë por u morëm me diçka që i takon Shqipërisë. Ne respektuam atë ndryshim që ndodhi që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të vinte nga procesi demokratik normal. Ata që përpiqen të përçajnë sërish opozitën, kjo është diçka që i shërben vetëm Ramës, që ka në themel gjithë politikat e tij se si të përçajë opozitën apo të përdorë politikanët kukulla për interesat të tij, është e palejueshme që PD të mos përfaqësohet në zgjedhjet e 14 majit, por kjo është një taktikë e palejueshme e një klike siç është ajo klik që ka kapur pushtetin e Ramës.
Në vijim, Nesho tha se kemi nevojë për një ndryshim që Shqipëria të mos mbetet peng e dëshirave të Ramës që perspektivën e sheh jo në perëndim.
Mendoni një lider si Rama për një kohë të gjatë si kryeministër i Shqipërisë që e ka kthyer vendin si një çiflig mesjetar që kthen ligjin dhe nuk respekton kushtetutën që ju jep asetet strategjike si është me Turqinë apo Sheikët arabë, e gjithë kjo tregon se ai ka një politikë personale dhe s’ka çfarë të japë.
I pyetur nëse Meta ka marrë një kosto duke pasur parasysh non gratën e Berishës, Nesho tha se kjo nuk qëndron aspak, pasi sic ai shprehet Meta ka aksionet e tij në politikë.
E para nuk ka kosto për metën bashkëpunimi me Berishën, ai ka aksionet e tij në politikë, dhe ka treguar se në momentet më kritike që ka qenë për një Shqipëri evropiane. E dyta nuk ka paragjykim sepse non grata e Berishës është pak më tepër një fabrikim i grupeve të interesit. Jemi pak provincial që mendojmë se politika amerikane nuk ka pasur vëmendjen e duhur. Duhet të kemi parasysh që politika amerikane është shumë pragmatiste. Po të shohësh Rama s’ka më asgjë për të thënë dhe e ka kthyer vendin në një politikë që bashkëpunon me krimin dhe është bërë një rrezik real për Shqipërinë dhe një rrezik potencial për perëndimin.



