
Dhëndri i trashëgimtares së fronit të Monaco-s do të gjykohet për akuzat e komplotit për vrasjen e saj në mënyrë që të shtinte në dorë pasurinë 12 miliardë Euroshe në një rast të përshkruar si një triller krimi.
Helene Pastor ishte vrarë në një pritë në maj të vitit 2014. Ajo po e largohej nga spitali i Nice-s pasi vizitoi djalin e saj kur një person i maskuar gjuajti duke e lënë atë të vdekur së bashku me shoferin e saj, raporton "The Guardian".
Ndërsa po qëndronte në kujdes intenziv, Pastor, 77 vjeçare, u zgjua nga koma për t’iu treguar detektivëve: “Frikësohem, dua t’iu shoh prapë sepse kam për t’iu treguar më shumë,” por ajo vdiq nga lëndimet para se ta bënte një gjë të tillë.
Dhëndri i saj, Wojciech Janowski, 68, një biznesmen i arsimuar në Cambridge u arrestua dhe akuzua për organizimin e një vrasjeje me pagesë. Janowki u rrëfye por më vonë e tërhoqi rrëfimin, duke iu thënë se i kishte keqkuptuar “fjalët e përodrur nga policia”.
“Klienti im e mban pafajësinë e saj dhe thotë që nuk ka asgjë të bëj me vrasjen e dyfishtë,” tha avokati i tij, Luc Febbraro.
Pastor u godit disa herë nga të shtënat me armë kur u largua nga spitali ku djali i saj Gildo, 47 vjeç, ishte i shtruar pas një sëmundje që vuante. Shoferi i saj egjiptian prej 15 vjetësh, Mohamed Darwish, 64 vjeç, vdiq disa ditë më vonë nga plagët e tij.
Personat e armatosur që ishin të dyshuar për sulmin u identifikuan shpejt dhe policia filloi të dyshonte për një komplot vrasje. Autori i dyshuar, Samine Said Ahmed, 28, është gjithashtu në gjyq dhe ka mohuar akuzat. Al Hair Hamadi, 35 vjeç, akuzohet se vepron si vëzhgues.
Vajza e saj Sylvie u arrestua nga policia pas vrasjes, por u lirua më pas. Ajo i tha detektivëve që ajo kishte planifikuar të vizitonte vëllain e saj në spital me nënën e saj, por që Janowski e kishte ndaluar atë për të shkuar. Ndër të nëntë personat e tjerë të pandehur në gjyq është trajner personal i çiftit.
Pastor zotëronte një perandori të pasurisë në Monako me vlerë rreth 20 miliardë euro, të themeluar nga gjyshi i saj, një emigrant italian dhe ajo kishte lidhje me familjen mbretërore.
Para vrasjes së Pastor, Janowski, një ish-krupier i kazinosë, i cili u bë konsulli polak i nderit në Monaco në vitin 2007, ishte i njohur kryesisht për punën e tij të bamirëse, veçanërisht me organizatën Monako kundër Autizmit, të cilën ai e themeloi. Bamirësia ka Princeshën Charlene të Monakos si presidenten e saj të nderit.
Janowski iu dha Rendi Kombëtar i Meritave të Republikës Franceze nga Nicolas Sarkozy në vitin 2010 për punën e tij bamirëse dhe ka diplomë master në ekonomi. Në të kaluarën ai drejtoi një zinxhir hotelesh dhe kazinosh në principatë.



