Dekriminalizimi, KQZ “rrëzon” Agim Kajmakun. Basha: Provë e lidhjes së Ramës me krimin (VIDEO)

Dekriminalizimi, KQZ “rrëzon” Agim Kajmakun. Basha: Provë e lidhjes së Ramës me krimin (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot shkarkimin nga detyra të  kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime, pasi anëtarët e KQZ shqyrtuan çështjen e Kajmakut, i akuzuar se ka fshehur dënimin në Greqi, duke mos e reflektuar atë në formularin e dekriminalizimit.

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës u ngritën muajt e fundit nga Partia Demokratike, e cila deklaroi në gusht se ka prova për arrestimin e tij në Greqi, disa vite më parë, me identitetin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave.

Vetë Kajmaku i hodhi poshtë fillimisht këto akuza, por një verifikim i shenjave të gishtërinjve provoi se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person. Përgjigjja përfundimtare e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme tri ditë më parë i hapi rrugën shqyrtimit të çështjes në KQZ.

Agim Kajmaku bëhet kështu kryebashkiaku i dytë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që humbet mandatin. Disa muaj më parë, kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, u dorëhoq për të njëjtën arsye.

Basha: Kajmaku, fytyra e pushtetit të Ramës

Pas shkarkimit nga KQZ-ja të kryebashkiakut të Vorës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se kjo është prova e radhës që tregon lidhjet e qeverisë me krimin. Në një prononcim për mediat, Basha tha se, me zgjedhjet e viteve të fundit, PS i ka dorëzuar pushtetin krimit.  

“Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Është një poshtërim për shqiptarë që shkëlqejnë në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga njerëz që e kanë vendin në burg. Për këdo që ka pasur dyshime apo ka menduar se 2013-a, 2015-a, 2017-a, 2019-a janë rastësi, tani kanë të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e mirëmenduar e Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit”.

Në fund, Basha theksoi se zgjidhja e vetme është t’u kthehet qeverisja shqiptarëve, me një qeveri kujdestare që garanton votën e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy