“Duket si ferr”/ Zjarri masiv përfshin Kaliforninë, 10 të vdekur

“Duket si ferr”/ Zjarri masiv përfshin Kaliforninë, 10 të vdekur

Një zjarr i përhapur me shpejtësi në Kaliforni, SHBA, u ka marrë jetën 10 personave, ndërsa 20 mijë të tjerë janë evakuuar. Zjarri i rënë në zonën qendrore cilësohet si më i rëndi në historinë e këtij shteti.

Guvernatori Jerry Broën shpalli gjendjen e emergjencës dhe urdhëroi daljen në terren të Rojës Kombëtare për të luftuar me flakët që po shkrumbojnë zonën në very të San Francisco-s.

Të paktën 1500 ndërtesa, mes të cilave shtëpi dhe struktura tregtare, janë djegur në konte të ndryshme si Napa e Sonoma dhe autoritetet vendosën evakuimin e 20 mijë personave.

Situate u përshkallëzua sidomos pasi flakët kaluan barrierën e autostradës 101, çka I detyroi njerëzit të lënë shtëpitë e tyre.

“Është një ferr i vërtetë. Nuk kisha parë kurrë më parë një gjë të tillë”, ka thënë një prej banorëve të Kenvudit.

Në përkeqësimin e situatës kanë ndikuar edhe erërat e forta dhe temperaturat e larta. Kjo është periudha e vitit kur në Kaliforni regjistrohet numri më i madh i zjarreve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy