Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume në studion e lajme në MCN TV komentoi lidhur me procesin zgjedhor dhe numërimin e votave. Ai deklaroi se nga përvoja e tij në të tilla situata nuk preferon të nxitohet në dhënien e një mendimi ndërsa shtoi se shumë shpejt rezultati do bëhet publik, jo më shumë se orët e mbrëmjes.
Gjithashtu ai deklaroi se vullneti i shprehur i qytetarëve të sendërtohet në mënyrën e qeverisjes së këtij vendi dhe të mos ndodhemi në situata si ato me legjislaturën ku vendi u qeveris nga një krah.
Nuk preferoj të shprehem se çdo përmbajnë kutitë. Përvoja ime në ndjekjen e këtyre proceseve më këshillon të mos nxitohem në dhënien e mendimeve se në fund të fundit në pjesën më të madhe kanë atë që dëshirojnë dhe jo atë që mund të ndodhi. Jemi një vend që shquhemi në të gjitha fushat që jemi të shmangur nga përgjegjësitë që janë karakteristike për shoqërinë. dhe duke qenë kështu nuk kemi arritur të kalojmë dhe në dark shumë shpejt do e marrim vesh rezultatin. Tani janë gjëra të vogla, ajo që do doja unë ai vullnet i shprehur të sendërtohet në mënyrën e qeverisjes së këtij vendi dhe të mos ndodhemi në situata si ato me legjislaturën ku vendi u qeveris nga një krah. Në të kundërtën vetëm gjeneron probleme”, u shpreh Kume.
Ndërsa lidhur me rënien e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kume u shpreh se ajo që e nxorri jashtë loje ishte momenti i bashkimit me Partinë Demokratike për të djegur mandatet.
Rënia e LSI ka filluar në momentin që ajo u bë bashkë me PD për të ndjekur mandatet. Kjo e nxori jashtë loje, lejoi si e tillë maxhorancën që të bënte si të donte dhe synimi i gjithçkaje që ka bërë kjo e fundit është të rikuperonte çfarë kishte humbur si rezultat i LSI, duke i kthyer prapë. Për këtë shfrytëzoi fuqinë që pati në kuvend për ti vendosur rregullat si donte. Dhe janë pikërisht ndryshimet kushtetuese ato që kanë efekt që LSI u ndodh në kushte jo komode në këtë garë elektorale.



