Foto / Supermodelja Gigi Hadid sjell motivet e trëndafilit në trendin e kësaj vere

Foto / Supermodelja Gigi Hadid sjell motivet e trëndafilit në trendin e kësaj vere

Supermodelja Gigi Hadid ka guxuar përsëri të sjellë një trend të ri që do të pushtojë rrugët e New York, Milano dhe Paris.

Ajo ka ardhur me motivet e trëndafilit ndërsa po shijonte një pasdite me mikeshën e saj në Manhattan gjatë ditës së dielë.

Gigi e mrekullueshme si gjithmonë nuk zhgënjeu as këtë herë duke na sjellë thjeshtësinë dhe bukurinë që mund të karakterizojë një femër, me grim të lehtë, flokët e gjata natyrale të kapura në mënyrë të thjeshtë.

Ajo që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e saj me një kostum sportiv me ngjyrë rozë, një bluzë me motive të trëndafilit dhe xhaketa e saj e lidhur mbas belit duket se i jepte dhe më shumë hijeshi 22-vjecares.

Duke u përpjekur të tregojë stilin e saj të vecantë, Gigi  e cila  është në një marrëdhënie afatgjatë me këngëtarin Zayn Malik, mori vëmendje ndërsa veshjen e shoqëronte me aksesorët e saj të preferuar,  një palë syze të vogla blu të zbukuruara dhe nga një kuletë  të vogël po me të njëjtën ngjyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy